2.8 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

Milot Rashica arrin marrëveshje me gjigantin gjerman

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Red Bull Leipzigun, transmeton Gazeta Metro.

Gazetari i njohur sportiv nga Kosova, Arlind Sadiku, ka njoftuar se reprezentuesi i Kosovës ka arritur marrëveshje personale me Leipzigun.

Sipas tij, sulmuesi vushtrrias është takuar edhe me trajnerin e Leipzigut, Julian Nagelsmannin, në muajin e kaluar. Aty besohet se trajneri gjerman i ka bërë të ditur 24 vjeçarit se është pjesë e planeve të tij për sezonin e ardhshëm.
Sipas kësaj, tani mbetet që të arrihet një marrëveshje vetëm edhe mes klubeve, Werder Bremenit dhe Red Bull Leipzigut.

TË FUNDIT

TË FUNDIT