2.9 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

Daut Haradinaj zbulon vitin kur ishte takuar me Thaçin e Veselin në Gllogjan dhe çfarë kishin me vete

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se me Hashim Thaçin e Kadri Veselin u takua në vitin 1993, shkruan Gazeta Metro.

Haradinaj ka zbuluar për herë të parë se Thaçin e Veselin i takoi për herë të parë kur nuk i kishte as 16 vjeç, atë kohë ata kishin ardhur në Gllogjan.

Ai tha se vëllai i tij Luani së bashku me Thaçin, Veselin dhe katër tjerë kishin ardhur në Gllogjan në shtëpinë e tyre nga Shqipëria të ngrirë nga i ftohti, thotë se me vete kishin armatim.
“Në vitin 1993 e kam takuar Hashim Thaçin në shtëpinë time në Gllogjan me Kadri Veselin me Luan Haradinajn dhe katër tjerë e kam pritë në shtëpi, kam qenë 15-16 vjeç si sot e mbaj mend atë natë që kanë qenë të ngrirë nga i ftohti, kanë ardhur prej Shqipërisë në këmbë me armatim kanë pushu te na në shtëpi, me armatim e gjëra tjera”, tha Haradinaj në Rubikon.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT