2.9 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

PDK-ja kërkon vendim urgjent për rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar urgjentisht që Qeveria e Kosovës të marrë vendim për rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë, ashtu siç janë të planifikuara me Projektligjin e Pagave.

Deputeti i kësaj partie Bekim Haxhiu ka thënë se ky vendim duhet të përfshijë edhe të gjithë zyrtarët shtetërorë që po përballen çdo ditë me menaxhimin e pandemisë Covid-19.

“Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës me vendim të veçantë të rrisë pagat e profesionistëve shëndetësorë, ashtu siç janë të planifikuara me Projektligjin e Pagave, duke përfshirë edhe rritjen e pagave sipas kërkesave të infermirëve. Po ashtu ky vendim duhet të përfshijë të gjithë zyrtarët shtetërorë që po përballen çdo ditë me menaxhimin e pandemisë Covid-19”.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë duhet të mundësojë punësimin e 1 mijë e 500 profesionistëve të tjerë shëndetësorë me qëllim të përballjes me pandeminë. “Ministria e Shëndetësisë duhet të mundësojë punësimin e 1 mijë e 500 profesionistëve shëndetësor me qëllim të përballjes me pandeminë”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT