2.9 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

FSK e gatshme të ndihmojë në luftën ndaj Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me me gjeneralin Rrahman Rama ku është biseduar rreth gatishmërisë së FSK’së për të ndihmuar në masat për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Gjenerali Rama sqaroi se FSK’ja ka kapacitete mjekësore e logjistike për t’u përballur me çfarëdo situatë. Në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës është vënë në gjendje gatishmërie “Batalioni i Mjekësisë”, që mund të vihet plotësisht në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

“E falënderova gjeneral Ramën për bashkëpunimin e shkëlqyer, gatishmërinë e tij dhe FSK’së dhe ndihmën që po ofrohet në betejën kundër virusit. Ndër të tjera konfirmova se Ministria e Shëndetësisë do të përkrah FSK’në në fuqizimin e personelit shëndetësor dhe me pajisje medicinale. Me ushtarët tanë, vajzat e djemtë FSK’së dhe së bashku me të gjithë qytetarët do të triumfojmë në luftën me pandeminë”, shkroi Zemaj në Facebook.

TË FUNDIT

TË FUNDIT