Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim projektligjin për shqyrtimin e ndarjeve buxhetore për Buxhetin e Vitit 2020, shkruan Gazeta Metro.
Më 67 vota për dhe një abstenim, është votuar në parim ky projektligj. Kjo u konfirmua nga Kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
“Më 67 vota për dhe një abstenim, konstatoj se Kuvendi miratoi në parim projektligjin për ndryshimin e ndarjeve buxhetore për Buxhetin e vitit 2020”, tha ajo. PDK si parti opozitare ka votuar pro shqyrtimit të Buxhetit per vitin 2020, mirëpo VV në anën tjeter nuk e votoi fare./gazetametro.net





