Ylli i Kosovës po kalon formë mbresëlënëse në Bundesligë në fanellën e Werder Bremen, tek e cila skuadër është shndërruar në lojtarin kryesor.
Rashica arriti të shënoi edhe në ndeshjen e fundit të Werder, në barazimin 2:2 në udhëtim te Bayer Leverkusen.
Mediet në Gjermani vazhdojnë të raportojnë për interesimin e Schalkes për 23 vjeçarin, dhe së fundi kësaj gare i është shtuar edhe RB Leipzig.
Sipas mediave gjermane, klubi nga “Gelsenkirchen” i ka bërë gati 13 milionë euro për ta blerë në janar futbollistin kosovar.
Mirëpo, “Sport Bild” shkruan se kjo shumë është e pamjaftueshme për një lojtar i cili vlen më shumë se 20 milionë euro.
Për Rashicën gjatë afatit kalimtar deri në 18 milionë euro ka ofruar skuadra e Benficas./Lajmi.net/