1 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

Drejtori sportiv i Werderit konfirmon largimin e Rashicës, tregon edhe çmimin e vushtrriasit

Se Milot Rashicën nga sezoni i ardhshëm do ta shohim në një skuadër të re, kjo tashmë është e sigurt. Por, vetëm mbetet të shihet se cili do jetë destinacioni i radhës i tij, transmeton Gazeta Metro.

Milot Rashica vazhdon të jetë një nga futbollistët më të kërkuar kosovar në tregun e transferimeve, teksa interesim për të kanë shprehur një numër i madh i klubeve europiane.

Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Bauman, ka konfirmuar se sulmuesi vushtrrias i ka informuar ata se do largohet gjatë verës.

“Përveç Milot Rashicës, i cili dëshiron të bëj një hap tjetër në karrierë, asnjë lojtar tjetër nuk ka ardhur tek ne dhe të na thotë se do largohet nga skuadra” – ka thënë Bauman.

“Ka lëvizje dhe diskutime me një klub, por ka edhe klube tjera të interesuara. Duhet të pranojmë se ai nuk do të jetë me ne në sezonin e ardhshëm. Por, ne nuk do e shesim më poshtë se vlera e tij” – ka shtuar Baumann.

Pasi që Werder Bremeni mbeti në Bundesligë edhe për sezonin e ardhshëm, aktive mbeti edhe klauzola prej 38 milionë eurove e 24 vjeçarit, shumë e cila duhet paguar nga klubi që e dëshiron reprezentuesin e Kosovës.

Kujtojmë që interesim për Milot Rashicën besohet se ka shprehur Milani, Liverpooli, Napoli, Borussia Dortmund e RedBull Leipzig. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT