1 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

301 pacientë me koronavirus në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

301 pacientë të konfirmuar me koronavirus, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në klinikat e QKUK’së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Kështu thuhet në një raportin e ditës së sotme të QKUK’së, ku theksohet se në klinikat e QKUK’së, ka të shtrirë 190 pacientë, kurse në 7 spitalet e përgjithshme 111 pacientë.

“Prej tyre, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të konfirmuar me Covid-19, 29 janë në gjendje më të rënduar nën përkujdesje të vazhdueshme intensive”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë konfirmuar 203 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë vdekur edhe 4 pacientë duke shkuar në 101 numri i viktimave, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT