Është arrestuar një shtetase serbe në Fushë Kosovë pasi ka mashtruar dy shtetas të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Një burrë dhe një grua kosovarë kanë raportuar për mashtrimin e saj, gjë për të cilin policia nuk ka dhënë detaje se për çka bëhet fjalë.
“Njësia policore ka arrit të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarën femër serbe shtetase e Serbisë, pasi që e njëjta kishte arrit të mashtrojë dy viktima njëri mashkull dhe tjetri femër që të dy kosovar/e.”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje. /gazetametro.net




