2.6 C
Mitrovice
E enjte, 23 Prill, 2026
spot_img

Shënohet edhe një viktimë në Kosovë nga koronavirusi

Ka vdekur edhe një persona nga koronavirusi në Kosovë, ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, transmeton Gazeta Metro.

Është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi, a bërë të ditur kryetari në detyrë i Komunës së Poujevës, Nexhmi Rudari.

Rudari ka shkruar se viktima është Sheqir Osmani nga fshati Llaushë, Komuna e Podujevës.

Ndryshe, nga konfirmimi i rasteve të para më 13 mars e deri sot, janë konfirmuar 3 mijë e 508 raste me koronavirus, me gjithsej 76 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Shkrimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Sheqir Osmani nga fshati Llaushë, i cili ishte i diagnostikuar me Covid-19.
Ngushëllime familjes dhe miqve!
Ekipi i Shtabit Lokal Emergjent, janë në koordinim të plotë me familjen e të ndjerit që gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT