Edhe gjashtë persona të tjerë të cilët ishin të prekur me koronavirus në Kosovë, nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë këtij infeksioni, ndërkaq i janë shtuar listës së të vdekurve e cila së fundmi arriti në 64 vitkima, shkruan Gazeta Metro.
Viktimat e sotme nga Covid-19 vijnë nga komuna: Prishtinë, Viti, Mitrovicë, Vushtrri, Fushë Kosovë dhe Pejë.
Mosha e këtyre viktimave kryesisht sillet rreth 70 vjeç, përveç 38 vjeçarit nga Peja.
“Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti, R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe V. SH. (1982)- Pejë” thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive. /gazetametro.net



