Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje është lajmëruar nga fshati Baicë e komunës së Drenasit, shkruan Gazeta Metro.
Thaçi në Baicë ka takuar prindër e bashkëluftëtarit dhe heroit të kombit, Rasim Kiçina.
“Sonte, në Baicë, me prindërit e bashkëluftëtarit, heroit Rasim Kiçina. HTH”, ka shkruar Thaçi.
E pas këtij takimi Klan Kosova sot nuk ka hezituar ta vizitojë Hasiben e Rrahmanin, prindërit e dëshmorit Rasim Kiçina për t’i pyetur se çka biseduan me Thaçin.
“Rrahmani thotë se me presidentin bënë goxha muhabet, por kryesorja ishte mbështetja pas propozim aktakuzës nga prokuroria speciale për të”, raporton televizioni.
Ndiqeni videon më poshtë:
./gazetametro.net






