Temperaturat më të larta në Kosovë, sot janë regjistruar në Dukagjin, konkretisht në stacionin e Gjakovës ku temperatura maksimale ka arritur vlerën prej 36 gradë Celsius, shkruan Gazeta Metro.
Gjatë ditës së sotme në Kosovë moti ka qenë shumë i nxehtë, ku edhe temperaturat që janë regjistruar kanë qenë të larta.
Prishtina Weather në faqen zyrtare të saj ka njoftuar se sot temperaturat më të larta u regjistruan në Dukagjin, në stacionin në Gjakovë temperatura maksimale arriti deri në 36 gradë Celsius, në Kamenicë 34 gradë Celsius, e në Prishtinë 32 gradë Celsius.
Edhe në Prizren, Pejë, Podujevë e qytetet tjera temperaturat kanë qenë mjaft të larta.
Ditëve në vazhdim pritet mot i nxehtë, por me mundësi reshje shiu dhe rrufe. /gazetametro.net






