Hana duket shumë bukur Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri-Labi që nga fillimi i karrierës së tij fitoi simpati të madhe të audiencës.
Labi, është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku shpalos gjëra të ndryshme nga puna e tij, por, shumë rrallë nga jeta e tij private.
Aktive në rrjetet sociale po tregohet edhe gruaja e tij Hana, e cila kohë pas kohe publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Hana duket se ka qenë pjesë e një ahengu familjar nga ku ka publikuar disa fotografi, ku është shfaqur me veshje tradicionale, e cila duket mjaft bukur.