-0.9 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Turistët po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë në vend të Malit të Zi: Kjo është arsyeja kryesore




Turistët që planifikuan të kalonin verën në Mal të Zi u ridrejtuan në destinacione të tjera, dhe e tërë kjo ndodhi për shkak të masave të rrepta për hyrjen në Mal të Zi, për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke bërë që po të njëjtit turistë të zgjedhin Shqipërinë, transmeton Gazeta Metro.

Turistët nga Bjellorusia dhe Ukraina janë të interesuar të vijnë, por kjo nuk pritet të ndodhë për shkak të testit që kërkohet, dhe kontrolli i rreptë që bëhet në hyrje të Malit të Zi.

Sipas Shoqatës së Hoteleve dhe apartamenteve të Komunës së Ulqinit, masat më të favorshme të hyrjes të prezentuara nga Shqipëria çon në faktin që kapacitetet e tyre turistike të mbushen deri në 90 përqind në krahasim me vitin e kaluar.

Duke pasur parasysh këtë situatë në tregun e turizmit nga njëra anë, dhe ndikimin e madh që ka turizmi në ekonominë e Malit të Zi nga ana tjetër, industria e turizmit pret që institucionet kompetente në Mal të Zi të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme që do të lejojnë që aktivitetet ekonomike të përfitojnë nga pjesa tjetër e sezonit turistik./gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT