-0.9 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

E zuri muri i një shtëpize: Vdes një person në Milloshevë i cili po transportonte shtëpiza të drurit për në Europë



Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Milloshevë në Obiliq, një punëtorë ka vdekur pasi që ishte lënduar rëndë nga rrëzimi i një murit të shtëpisë, shkruan Gazeta Metro. 

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se dje viktima mashkull Shqiptar shtetas i huaj, shofer i një firme e cila bën transportin e shtëpizave të drurit për vendet Europiane ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rrëzimit te një muri të shtëpizës.

Te lënduarin e ka transportuar autoambulanca për në Emergjencë. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima e lartcekur në Emergjencë ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është arrestuar pronari i firmës mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

Fsh. Milloshevë, Obiliq, 26.06.2020-15:06.Viktima mashkull Shqiptar shtetas i huaj, shofer i një firme e cila bën transportin e shtëpizave të drurit për vendet Evropiane ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rrëzimit te një muri të shtëpizës. Te lënduarin e ka transportuar autoambulanca për në Emergjencë. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima e lartcekur në Emergjencë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i firmës mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT