2.7 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Deputeti i PDK’së i përgjigjet Gashit: Skënderaji e ka “shporrur” Serbinë, por disa ende s’po e kuptojnë se kjo ka marrë fund



Deputeti i PDK’së, Mergim Lushtaku, i është përgjigjur Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Albin Kurtit, pasi ky sot shtroi pyetjen se pse njëherë u çlirua Prishtina, e jo Skënderaji, shkruan Gazeta Metro.

Lushtaku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Skënderaj e ka “shporrur” Serbinë, dhe e ka fituar çlirimin njëherë e përgjithmonë.

Ai duke aluduar në Gashin, ka thënë se disa individë nuk po e kuptojnë se Serbia ka marrë fund në Kosovë.

Shkrimi i plotë i Lushtakut:

Skënderaji, atëherë kur i’a ka vënë detyrë vetës shporrjen e Serbisë, e ka arritur edhe çlirimin njëherë e përgjithmonë, por problemi është me disa individë që edhe 21 vjet pas çlirimit nuk po e kuptojnë se Serbia ka marrë fund përgjithmonë në Kosovë./gazetametro.net




TË FUNDIT

TË FUNDIT