Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që institucionet publike dhe private që me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit ta reduktojnë stafin nëpër zyra.
“Jo vetëm për shkak të urgjencës por për shkak se Ministria e Shëndetësisë po mbikëqyr situatën epidemiologjike bashkë me profesionistët e fushës dhe duke pasë parasysh se kemi rritje të numrit të rasteve pozitive – me qëllim të parandalimit të përhapjes, IKSHP na ka rekomanduar dhe pas takimit me Komitetin që të gjitha institucionet Publike dhe private obligohen ta organizojnë punën në distancë fizike apo nga shtëpitë online, që nënkupton reduktimin e stafit”, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Obligohen të bëhen kontrolle, bartja e maskave dhe të punojnë në përputhje me manualin për parandalimin e përhapjes së Covid-19”.






