0.1 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Tragjedi në Milloshevë: Dy fëmijë bien në një pus, njëri nxirret i vdekur tjetri ende i zhdukur



Një fëmijë ka humbur jetën dhe një tjetër është duke u kërkuar nga ekipet e shpëtimit pasi dyshohet se kanë rënë në puset gjatë pasdites së sotme në Milloshevë, shkruan Gazeta Metro.

Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një fëmije rreth 10/12 vjeçar i nxjerr nga pusi, ndërsa janë njoftuar ekipet e kërkim shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmije tjetër i cili dyshohet të ketë rënë në pus.

“Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informaten se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njësitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një femijë rreth 10/12 vjeçar i nxjerrur nga pusi. Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmiu tjetër i cili dyshohet të ketë rënë ne pusë/ ujë”, ka thënë Hoxha për Metron. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT