Një i ri rreth të njëzetave ka marrë lëndime të rënda në kokë, pasi është rrahur sot rreth orës 2:00 të mëngjesit, nga tre persona të tjerë në një kafiteri në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.
Sipas viktimës, por edhe dëshmitarëve, 20-vjeçari serb, është rrahur nga tre bashkëkompas të tij, të cilët e kishin goditur me grushta.
Atij fillimisht i ishte dhënë ndihma mjekësore në ambulancën e fshatit, e më pas është dërguar për tretman mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Graqanicë.
Rrahja dyshohet se kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme. /Reporteri.net



