Një veturë Mercedes E-Class 300, është vjedhur ditën e diel në Mitrovicë dhe që nga ajo ditë pronari është në kërkim të veturës së tij.
Sipas një publikimi në grupin ‘Marakli t’kerreve’, është bërë e ditur se datë 7 qershor në ditën e diel, një veturë e tipit Mercedes Benz E-Class 300, është vjedhur në rrethinë të qytetit të Mitrovicës.
Pronari i veturë ka dhënë detaje duke treguar se si mund të identifikohet vetura e tij. Mbrapa bagazhit veturës i shënon E 300, ndërsa në mes të veturës ka një vi, si dhe në pjesën e përparme e në anën e pasagjerit.
Ai gjithashtu ka vendosur edhe një numër kontaktues, që kush do që e sheh ta lajmëron atë.
Çmimi i veturës në fjalë në treg sillet rreth 40 mijë euro.
Ndërkaq Policia e Kosovës sot në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme janë vjedhur dy vetura në Prishtinë nga persona të panjohur. Vjedhja e veturave e madje edhe në pikë të ditës po vazhdon të jetë një problem për pronarët e veturave.



