20.8 C
Mitrovice
E diel, 26 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Lotaria amerikane: Ambasada e SHBA’së jep njoftimin e rëndësishëm




Pas shtyrjes me tre muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit, të shtunën që lamë pas kanë dalë edhe përgjigjet për të gjithë aplikuesit e lotarisë amerikane.

Ditën e sotme, përmes një shënimi në “facebook”, Ambasada bën me dije se rezultatet e përgjigjes së vizave DV-2021 janë tashmë online.

në njoftim thuhet gjithashtu se personat që do të rezultojnë fitues të drejtohen në një faqe konfirmimi, e cila do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacionin mbi tarifat lidhur me emigrimin në Shtetet e Bashkuara.

 Njoftimi i plotë i Ambasadës:

Rezultatet e programit të Lotarisë së Vizave DV-2021 janë tashmë online. Ju mund të kontrolloni statusin e aplikimit tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikantit në faqen e internetit të Lotarisë në: https://dvlottery.state.gov/ duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse aplikimi juaj është përzgjedhur. Nëse aplikimi juaj është përzgjedhur, ju do të drejtoheni në një faqe konfirmimi, e cila do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacionin mbi tarifat lidhur me emigrimin në Shtetet e Bashkuara. Nëse jeni përzgjedhur, ju nxisim të plotësoni sa më shpejt formularin për vizë DS-260.


TË FUNDIT

TË FUNDIT