20.8 C
Mitrovice
E diel, 26 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Qeveria merr vendim për hapjen e kufirit me Shqipërinë




Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e tretë me radhë, duke mos pushuar as ditë të vikendit, e cila sot ka marrë vendimin për hapjen e plotë të kufirit me Shqipërinë, shkruan Gazeta Metro.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar ashtu siç kishte paralajmëruar se nga e hëna televizivja e qytetarëve dhe masa e vetëizolimit do të largohet e po ashtu do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave.

“Largohet masa e vetizolimit, masa e kontrollit nga ekipet e QKMF’së të vendosura në pikat kufitare. Msh do të mundësojë lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave. Hiqet kufizimi I lëvizjes deri në orën 21:00. Çdo shkelje e rregullave do të rrezikohet rrezikim i vetës dhe të tjerëve. Lehtësimi i masave duhet të shoqërohet me rritje të disiplinës”, tha Zemaj.

Ky propozim u votua me votë unanime nga të gjithë ministrat, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim./gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT