7.4 C
Mitrovice
E diel, 26 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Flamuri i UÇK-së vendoset sërish tek objekti i Qeverisë




Disa persona kanë vendosur sonte një flamur të ri të UÇK-së para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Kjo ndodhi pasi flamuri që ishte vendosur para disa javësh, ishte hequr këto ditë dhe nuk dihet nga kush, shkruan Reporteri.net.

Për këtë gjë u diskutua gjatë sot, e nuk u la pa u akuzuar edhe Qeveria e re për heqjen e tij. Qeveria nuk është deklaruar për këtë temë.

Siqoftë, kujtojmë se ky flamur u vendos tek Qeveria në kohën kur aty shef ishte Albin Kurti, dhe këshilltari i tij e kishte fyer UÇK-në duke thënë se kanë kryer krime.

Flamuri ishte vendosur si shenjë proteste nga disa qytetarë të cilët kërkonin shkarkimin e këshilltarit Shkëlzen Gashi, gjë që ndodhi ditën e nesërme./Reporteri.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT