2.6 C
Mitrovice
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img

Mustafa i ashpër me Vjosa Osmanin: E quan të papërgjegjshme



I pari i LDK’së Isa Mustafa e ka qujatur Vjosa Osmanin dhe veprimet e saj të papërgjegjshme, pasi ajo nuk pranoi të drejtojë seancën ku u votuar Avdullah Hoti për kryeministër, shkruan Gazeta Metro.

Mustafa, ka folur edhe për Albin Kurtin duke thënë se bojkotimi  të dyve, Osmanit dhe Kurti nuk iu bëri punë.

“Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri punë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri punë
E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm.
Sot, Albin Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën Kryeministrit Hoti. Deklarata e tij se nuk ia dorëzon detyrën njeriut qe e ka shkarkuar është e ulët dhe e pasaktë. Në fakt para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve.
Pamja e mëngjesit të sotëm e Kryeministrit Hoti, në ceremonin e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte Kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t’ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij./gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT