Një person është gjetur pa shenja jetë para gjysmë ore në një objekt të pa banuar në Mitrovicën e Jugut.
Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut.
Ai deklaroi se në vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë të cilat janë duke u marrë me rastin.
Zahiti tha se dyshohet që trupi i pajetë është i 66 vjeçarit që është raportuar si i zhdukur nga familjarët dje në polici.




