6.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img

Nuk arrin t’i mbijeton plagëve të rënda, vdes pas 25 dite tretman në QKUK



Një person i aksidentuar në Podujevë para 25 dite, ka vdekur në QKUK, shkruan Gazeta Metro.

Një aksident i rëndë trafiku i cili ka ndodhur me 29 prill tek vendi i quajtur “Bunari i Bradashit” në Podujevë, ka rezultuar për fat të keq me vdekjen e një personi.

Viktima e dërguar në QKUK me 29 prill, pas plagëve të rënda që kishte nuk ka mundur t’i përballon dhe të vdes pas 25 ditëve.

Policia e Kosovës ka treguar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, kurse i dyshuari ku ishte shkaktuar aksidenti është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, nga QKUK është informuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte në tretman mjekësor, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.//gazetametro.net




TË FUNDIT

TË FUNDIT