6.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img

Pas kërcënimeve ndaj tij, Kurti befason me këtë deklaratë nga Mitrovica



Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kërcënimet që po iu bëhen atij nuk kanë qenë të adresuara për të por për dikë tjetër, e rrjedhimisht Gjykatës Kushtetuese, tha ai, gjatë vizitës në Trepçë.

Ai kërkoi që Kushtetuesja të lihet e qetë, ndërsa shtoi se vetë nuk ndihet i frikësuar.

“Unë nuk frikësohem, jam në punë e detyrë përditë. Do shkoj nga këtu në Llap, do vizitoj një fabrikë të këpucëve. Për gjendjen e sigurisë nuk është se mund ta vlerësoj, janë organet kompetente dhe është siguria dhe mbrotja e kryeminsitrit që e bën këtë. Ata që më kanë kërcënuar nuk duhet ta kenë pasur me mua, e kanë pasur me dikë tjetër, me Gjykatën Kushtetuese sepse duket që presidenti është në panik që po i humb rasti. Nëse kushtetuta ngelet e heshtur për çështje të caktuara, presidenti nukmund të flas për këtë. Ata me atë kërcënim që ka ardhë në adresën e kryeministrit e kanë ditur që me mua nuk funksion, do ta kenë pasur me dikë tjetër”.

“Dua që Gjykata Kushtetuese të lihet e qetë, të mos ketë këso kërcënime as nga presidenti, as nga dikush tjetër”.

“Ne nuk jemi në panikë, dikush tjetër është në panik”.



TË FUNDIT

TË FUNDIT