28.5 C
Mitrovice
E diel, 20 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Bahtiri: Janë shëruar 8 persona nga Mitrovica të infektuar me COVID-19




Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar se janë shëruar 8 persona nga koronavirusi në Mitrovicë, të shëruarit janë nga personat e parë të rezultuar pozitiv.

Bahtiri me këtë lajm të gëzueshëm ka uruar qytetarët Natën e Kadrit.

Postimi i plotë

Në këtë Natë të Kadrit, Allahu ka dashtë të na gëzoj me këtë lajm të mrekullueshëm.

Pas testimit të dytë, sot është konfirmuar shërimi i 8 personave nga Mitrovica që ishin të infektuar me koronavirusin COVID-19, të cilët i përkisnin grupit të parë të personave që kishin rezultuar pozitiv.

Të premten do të bëhet testimi edhe i personave tjerë që do t’i bëjnë 14 ditë nga data e infektimit, e të cilët shpresojmë dhe besojmë që do të shërohen plotësisht.

Urime të gjithëve Nata e Kadrit dhe na priftë e mbara!




TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT