28.5 C
Mitrovice
E diel, 20 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Veseli nga Liqeni i Badovcit: Investimet për ujë duhet të jenë prioritet i shtetit



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli e ka vizituar Liqenin e Badovcit për të parë nga afër gjendjen me mungesën e ujit.

Kreu i PDK-së ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në kursimin e ujit gjatë sezonit të verës, ndërsa ka bërë thirrje për vazhdimin e projekteve të propozuara nga PDK-ja për sektorin e ujit.

Deklarata e plotë e Kadri Veselit në Facebook:

Reshjet e pakta gjatë dimrit dhe temperaturat e larta të javëve të fundit, kanë bërë që uji në liqenin e Badovcit të shkojë në nivel shumë të ulët. Për rrjedhojë, është shumë e rëndësishme që të gjithë ne të tregohemi sa më të kujdesshëm e kursimtarë me konsumin e ujit gjatë muajve të thatë të verës që pritet të vijnë.

Kosova është relativisht e varfër me ujëra, prandaj, programi i Partisë Demokratike të Kosovës, ka pasur prioritet që pas ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup, të ndërmerreshin investime strategjike në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe ujë për ujitje.

Për këtë qëllim, është e nevojshme që shteti ynë të fillojë të investojë për ndërtimin e njëzet ujëmbledhësve sipërfaqësorë të ujit, të cilët, janë planifikuar të ndërtohen që para dekadash.




TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT