32.4 C
Mitrovice
E diel, 20 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Veriu i Kosovës pa raste të reja me koronavirus, vetëm katër aktive nga 116 të infektuar



Pa raste të reja pozitive me koronavirus kanë kaluar 24 orët e fundit në Veri të Kosovës, ndërkaq edhe katër persona të infektuar janë shëruar, të cilët vijnë nga Leposaviqi dhe nga Zubin Potoku, transmeton Gazeta Metro.

Që nga 13 marsi, kur edhe filloi të përhapen pandemia Covid-19 edhe në vendin tonë, në Veri janë infektuar 116 persona, ndërsa sot raste aktive kanë mbetur vetëm katër, 103 janë shëruar dhe nëntë të tjerë kanë vdekur.

Siç bën të ditur drejtori i të ashtuquajturës Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Djuric, sot nuk ka pasur testime në Veri të Kosovës.

Ndërkaq, personat e infektuar deri më sot vijnë nga Mitrovica e Veriut 43 prej tyre, nga Zveçani 25, 24 të tjerë nga Leposaviqi dhe 24 nga Zubin Potoku.

Djuric tutje bëri të ditur se nëpër disa komuna të Kosovës, banorët e komunitetit serbë janë duke u furnizuar me pako ushqimore dhe ilaçe, përkatësisht këto ndihma u shpërndanë familjeve të rrezikuara shoqërore. /gazetametro.net


TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT