Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se raportet e tij me kryeministrin Albin Kurti janë më të mira se kurrë më parë.
Ai në KTV ka deklaruar se me Kurtin takohen së paku 4 herë në javë.
“Raportet janë më të mira se kurrë. Jemi më afër se kurrë, më të fuqishëm se kurrë më parë. Unë kryeministrin Kurti e takoj mesatarisht katër herë në javë, bisedojmë dhe të gjitha këto që i keni dëgjuar ne media janë spekulime. Dua të sigurojë qytetarët se raportet tona janë të shkëlqyera, nuk kemi kurrfarë kundërthëniesh për mënyrën se si duhet të ecim përpara, për mënyrën se si i konceptojmë problemet e Kosovës”, ka deklaruar ai.