Donjet Bislimi, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës për rini, i është rikthyer ccështjes së testeve të pamjaftueshme në një postim që ka bërë në rrjetin social Facebook.
Bislimi që për nga profesioni është doktor, ka thënë që një test kushton rreth 30 euro e po të kishte mjaftueshëm teste, të riatdhesuarit nuk do duhej të futeshin në karantinë por do ishin testuar në aeroport e mandej ishin dërguar në shtëpi. Prandaj thotë ai, që po të kishte teste mjaftueshëm Agon Musliu, 26 vjeçari nga Gjilani i vetëvrarë, do të ishte gjallë.
Këtu ai akuzoi kryeministrin dhe ministrat e tjerë të cilët kanë privilegjuar veten duke bërë testet për koronavirus të parët ndërkohë që testet në Kosovë ishin shumë të paktë.
Ai tregon se Kurti dhe ministrat e tjerë kanë abuzuar me pushtetin sepse testet e pakta ishin përcaktuar për t’u “përdorur ose për ata që kanë pasur simptoma të infeksionit covid 19 ose kanë qenë persona të afërt të kontaktit me individët e infektuar ose kanë ardhur nga vatrat e nxehta të epidemisë”.
Prandaj ai thotë se po të kishte pasur teste edhe për Agonin e jo vetëm për qeveritarët, ai do të ishte gjallë sepse do kishte shmangur tërësisht karantinën në Qendrën Studentore.
Postimi i plotë i Donjet Bislimit në facebook është si më poshtë:






