15.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Kurti: Do të takohem shpejt me Presidentin Thaçi

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se së shpejti do të zhvillojë një takim me Presidentin Thaçi, duke shtuar se ky do të jetë takim shumë i mirë për Kosovën, shkruan Gazeta Metro.


Në ABC News, Kurti ka folur për shumë gjëra, duke përfshirë këtu edhe takimin pesë orësh që pati me Kryeministrin Edi Rama.

Kreu i Vetëvendosjes ka folur edhe për pjesëmarrjen e tij dhe të Thaçit në një ngjarje në Shqipëri.

“Nuk u takova me Presidentin Thaçin se ai mbajti një fjalim dhe shkoi, por do të kem takim me të së shpejti dhe do jetë një takim shumë i mirë për Kosovën”, ka thënë Kurti.

Kurti, siç duket këto fjalë i ka thënë duke u bazuar në takimin ku pritet të dekretohet si Kryeministër nga Presidenti Thaçi./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT