Skuadra e Fenerbahces ka vazhduar me fitore në Superligën e Turqisë, duke ndjekur hap pas hapi skuadrën lidere, transmeton Gazeta Metro.
Fenerbahce ka shënuar fitore të thellë ndaj Konyasporit me rezultatin 5-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në kampionatin turk.
Nga këto pesë gola, në listën e golashënuesve nuk ka se si të mungojë Vedat Muriqi, i cili realizoi një super gol nga distanca në minutën e 82’të.
Golat tjerë për ‘Fenerin’ u realizuan nga Garry Rodrigues, Mathias Jorgensen, Ozan Tufan e Luiz Gustavo. Ndërkaq, golin e vetëm për mysafirët e shënoi Serdar Aziz(autogol).
Pas kësaj fitore, Fenerbahce tani ka 17 pikë në pozitën e dytë, me vetëm një pikë më pak se skuadra lidere, Alanyaspor./gazetametro.net