4 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Vazhdon aksioni për largimin e kioskave pa leje në Mitrovicë

Me kërkesë të Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm, gjatë ditës së sotme inspektorët komunal kanë ndërmarr aksion për largimin e dy kioskave, të vendosura buzë lumit Ibër.

Sipas Komunës, kioskat në fjalë operonin pa leje adekuate nga autoritetet komunale, njofton Klan Kosova.

“Me këtë rast Drejtoria e Inspeksionit, i është përgjigjur kësaj kërkese, pasi që pronarët e kioskave nuk i kanë kryer obligimet ligjore ndaj komunës së Mitrovicës, dhe kanë shfrytëzuar kioskat edhe pas skadimit të afatit të paraparë të kontratës”.

“Ky aksion është zhvilluar edhe me asistencë të Policisë së Kosovës, duke ndihmuar në lirimin e hapësirave publike dhe krijimin e kushteve për qarkullim të lirë të qytetarëve”.

“Drejtoria e Inspeksionit bën të ditur se aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në eliminimin e tërësishëm të kësaj dukurie, në mënyrë që të lirohen hapësirat e uzurpuar komunale”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT