18.3 C
Mitrovice
E martë, 7 Prill, 2026

Kolona të gjata veturash për furnizim me miell te mulliri për në Bukosh të Vushtrrisë

Pas përkeqësimit të gjendjes dhe përhapjes së korona virusit edhe në shtetin e rajonit ka bërë që qytetarë të shumtë të jenë të interesuar për furnizime me gjëra ushqimore.

Produkti më i kërkuar është mielli gjë që edhe dëshmohet nga fotografia në vijim e siguruar nga portali vushtrriaonline ku shihen kolona të gjata veturash e automjetesh afër mullirit në fshatin Bukosh të Vushtrri.

Siç një tregon një burim i yni nga tereni këto kolona janë krijuar që nga mëngjesi dhe interesimi është i jashtëzakonshëm për furnizim me miell.

Ndonëse një paralajmërim se nuk do të mungesë ushqimesh ngase tregtia do të zhvillohet normalisht është bërë edhe mbrëmë nga Zëvendëskryeministri Abazi, qytetarët prap kanë vazhduar të interesohen për t’u furnizuar me produkte ushqimore./VushtrriaOnline.

TË FUNDIT

TË FUNDIT