Një shembull tejet të rrallë dhe shumë njerëzor është bërë sot gjatë ceremonisë së varrimit të Sylejman Hasanit nga Vushtrria, i cili u aksidentua para disa ditësh dhe ndërroi jetë mbrëmë.
Gjatë kësaj ceremonie familja Hasani ka dhënë një shembull tejet të madh duke falë gjakun e familjarit të tyre pikërisht gjatë ceremonisë së varrimit.
Siç njofton edhe hoxha që udhëheq me ceremoninë e varrimit ishin familjarët e të ndjerit që deshtën që para se t’i jepnin lamtumirën e fundit anëtarit të familjes së tyre të bënin faljen ndaj familjes Grabovci.
Momentet tejet emocionuese mund të shihni në vijim
Vushtrriaonline.net