11.6 C
Mitrovice
E martë, 7 Prill, 2026

Berat Buzhala: Qeky njeri po e merr në qafë Albin Kurtin

Gazetari Berat Buzhala, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar duke thënë se është politikani grek, ai i cili po e merr në qafë Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.

Buzhala, ka treguar historinë e ngritjes në karrierë të politikanit grek dhe pretendimet e tij.

Postimi i tij:

Qiky eshte kah e merr ne qafe Albin Kurtin dhe djemte e cikat e reja te levizjes. Emri i tij eshte Yanis Varoufakis, i cili para nja kater pese viteve i kishte fitu zgjedhjet ne Greqi, bashke me Tsiprasin. Fill pas zgjedhjeve keta dy djem te rinj u perballen me nje presion te madh te Gjermanise dhe shteteve te tjera Perendimore. Keta kishin ardhe ne pushtet duke premtu fjale te medha, mirepo realiteti ishte pak me ndryshe kur je ne pushtet, se sa kur je ne opozite.
Per me i ra shkurt, Varoufakis u emru minister i Financave dhe ishte zeri radikal i revolucionit. Ishte ky qe insistonte qe te mos dorezohej qeveria perballe presionit Perendimor. Ne fund kryeministri racional Tsipras u detyru qe me pranu me i marre pergjegjesite e borxheve greke ndaj organizatave kreditore evropiane. Varoufakis u debua nga qeveria. Ai sot po provon me e kriju nje levizje politike evropiane qe lufton kunder rendit ekonomik dhe politik. Eshte nje kalores i te majtes ekstreme. Eshte frymezues i qindra mijera evropianeve per te permbysur cdo gje qe eshte ndertuar pas luftes se Dyte Boterore e tutje.

A eshte cdo gje mire ne kete rend? Sigurisht qe nuk eshte. Mirepo eshte marksizmi pergjigja, nuk eshte.

TË FUNDIT

TË FUNDIT