Senatori Amerian, David Perdue, ka thënë se Kosova nuk po dëshiron paqe, meqenëse s’po largohet taksa 100 përqind, duke bërë thirrje kështu që të shqyrtohet mundësia e largimit të trupave nga Bondsteel.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se për më shumë se dy dekada forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.