14.1 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

“Ka rrezik që të vonohen pagat dhe pensionet për muajin mars”

Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka paralajmëruar qeverinë për vonesat e miratimit të buxhetit.

Hamza ka thënë se Qeveria ka shkelur afatet për miratimin e buxhetit në procedurë të rregullt.

“Nëse buxheti trajtohet në procedurë të rregullt, e që ishte dashur të trajtohet si i tillë pasi është ndër dokumentet më të rëndësishme që trajton Kuvendi, ekziston rreziku potencial që në këtë muaj të ketë vonesa në ekzekutimin e pensioneve e ndoshta edhe pagave”, ka thënë ai.

I pari i deputetëve të PDK-së thotë se afati kritik tashmë ka kaluar.

“Nëse shkohet me procedurë të rregullt, janë të vonuar [në miratimin e buxhetit]”, tha Hamza.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT