Ndonëse në Prishtinë sot po mban mot me reshje shiu, në disa pjesë të Kosovës ka rënë edhe borë.
Kjo shihet edhe në disa fotografi të publikuara nga Meteo Ballkan.
Siç duket, fshatin Graiqec në Suharekë e kanë mbuluar reshjet e mëdha të borës.
Kujtojmë se meterologët kanë paralajmëruar mot më të ftohtë gjatë këtyre ditëve, ndërkaq nga fundi i javës tjetër pritet sërish përmirësim i temperaturave.