Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka kushtuar një urim të veçantë nënës së tij me rastin e Ditës së Gruas – 8 marsit.
I pari i Mitrovicës thotë se nëna e ka rritur me shumë përkushtim dhe e ka mësuar se si duhet jetohet me dinjitet, punë e respekt, transmeton Veriu.info.
Urime 8 marsi nëna ime e dashur! Më ke rritur me shumë përkushtim, më ke edukuar e mësuar se si duhet jetohet me dinjitet, punë e respekt.
Kudo që kam shkuar e çdo punë që e kam bërë, i kam menduar fjalët e tua, që të punoj me nder, të kujdesem për familjen e njerëzit që kanë nevojë.
Edhe pse fëmijët, nipat e mbesat i kam larg me mijëra kilometra qe disa vite, mua më mjafton që ty të kam afër çdo ditë dhe jetoj pranë teje.
Më e dashura ime ❤
Urime 8 Marsi 🌹🌹