26.1 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Albin Kurti merr vendimin tjetër, vendosë sanksione ndaj kësaj kompanie

Më 20 shkurt 2020 është raportuar se si Dogana e Kosovës ka ndaluar në fillim të po atij muaji dy kamionë me vajra që vinin nga Irani në Kosovë, pasi që kompania importuese iraniane ishte në listën e zezë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Kompania iraniane në listën e zezë të BE-së e ShBA-së–Dogana ndalon dy kamionë me vajra në Mitrovicë. Vetëm pas këtij raportimi qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka vendosur t’i vë sanksione kësaj kompanie edhe për vendin tonë.

“Në listën e sanksioneve të OKB-së e BE-së ndodhet një kompani e cila ka eksportuar drejt vendit tonë dhe ku tash e tri javë po mbahet në Doganën e Kosovës.

Kompanisë “Sabalan Company–Iran” e cila figuron si entitet nën sanksione si kompani mbulesë e “Shahid Hemat Industrial Group–SHIG”, me vendim unanim të Qeverisë së Republikës së Kosovës iu vendosen sanksione edhe për vendin tonë”, ka shkruar sot Kurti në profilin e tij në Instagram. /Insajderi

 

View this post on Instagram

 

Qeveria jonë, dje, mbajti mbledhjen e pestë të saj. Po angazhohemi për jetësimin sa më të mirë e përmbajtësor të tri temave kryesore: drejtësia, zhvillimi ekonomik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndalja e gjakderdhjes financiare. U anulua vendimi i Qeverisë së kaluar ku kompanisë “Bechtel-Enka” do t’i kalonin 50 milionë euro. Ka nevojë për kyçje e mbikalim në autostradën e mbyllur, por jo 50 milionë euro. Mundet ndryshe, më mirë e më lirë. Dy borde. Pas shkarkimit të tyre të mëhershëm, i emëruam bordet e përkohshme në Telekomin e Kosovës dhe Ndërmarrjen “Trepça” Sh.A. Këto dy borde të përkohshme, sipas ligjit për Ndërmarrjet Publike, do të jenë në funksion deri në ardhjen e një bordi të ri apo deri në mesnatën që bëhen gjashtë muaj prej ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji. Sanksionet. Në listën e sanksioneve të OKB-së e BE-së ndodhet një kompani e cila ka eksportuar drejt vendit tonë dhe ku tash e tri javë po mbahet në Doganën e Kosovës. Kompanisë “Sabalan Company – Iran” e cila figuron si entitet nën sanksione si kompani mbulesë e “Shahid Hemat Industrial Group – SHIG”, me vendim unanim të Qeverisë së Republikës së Kosovës iu vendosen sanksione edhe për vendin tonë. Deri në mbledhjen e radhës, mirë u dëgjofshim e vikend të këndshëm!

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_) on

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT