Një personi në Leposaviq i janë vjedhur 60 koshere bletë, shkruan Gazeta Metro.
Një person nga Leposaviqi ka informuar policinë se persona të panjohur i kanë vjedhur 60 koshere bletë, me vlerë rreth 7000 euro. “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur 60 koshere bletë, me vlerë rreth 7000 euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport 24 orësh të policisë./gazetametro.net