25.4 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Bëhuni gati, ja kur fillon të bie borë

Bëhuni gati – Sot pasdite vijnë reshjet e dendura të shiut, por edhe dëborës.

Cikloni i cili po shtrihet që nga jugu i Italisë, nëpërmes jugut të Shqipërisë po përparon në drejtim të tokës ballkanike duke kushtëzuar reshje të dendura shiu dhe bore në viset kodrinore-malore. Reshjet e dendura të shiut nga jugu i Shqipërisë do të depërtojnë edhe në Maqedoninë Veriore dhe Kosovë orëve të ardhshme.

Në viset kodrinore-malore do të ketë reshje të dendura bore, kurse gjatë natës dhe mëngjesit të nesërm reshje dekorative bore mund të ketë në disa ultësira të Republikës së Kosovës. Mot i paqëndrueshëm do të mbajë edhe ditëve të ardhshme sidomos në viset kontinentale të rajonit ku ende priten reshje të herëpashershme shiu dhe bore por të intensitetit më të dobët.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT