17.2 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Tërmkolli: As diktatori Enver Hoxha në kohën e tij, s’do t’i referohej me kaq poshtërim SHBA-ve siç po bën Albin Kurti

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka reaguar ashpër ndaj qeverisë aktuale, duke thënë se as diktatori Enver Hoxha në kohën e tij nuk do t’ju referohej SHBA-ve me kaq poshtërim.

Tërmkolli është shprehur se LDK duhet të marrë rolin e saj dhe të tërhiqet urgjent nga Qeveria Kurti, njofton Klan Kosova.

”A është në terezi kjo qeveri?!

A janë në terezi këta të qeverisë apo kanë shkalluar?! As diktatori Enver Hoxha në kohë të tij sigurisht nuk do t’i referohej SHBA-ve me kaq poshtërim e papërgjegjësi se që po i referohet Kryeministri Albin Kurti dhe këshilltarët e tij (Erzen Vraniqi, Elvis Hoxha etj).
Kryeministri Kurti dhe këshilltarët e tij janë shembulli më eklatant i sjelljes së pashembullt në gjithë historinë politike të Kosovës, ndaj përfaqësuesëve më të lartë të SHBA-ve, Presidentit të saj z. Donald Trump dhe të dërguarit të tij special për të ndihmuar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, z. Grenell.
Kjo papërgjegjësi aq e madhe ndaj vendit më miqësor dhe më kontribues për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, jo veç ka vënë në shkallën më të ulët raportet tona shtetërore e miqësore por ka shkelur edhe mbi normat dhe kodet më elementare të sjelljes politike ndaj një vendi siç është SHBA.
Veprimi më i drejtë është tërheqja urgjente e LDK-së nga qeveria dhe gjetja e rrugëve për rikuperimin e marrëdhënieve tona me SHBA dhe me të gjitha shtetet tjera mike e partnere si dhe ngritja e përgjegjësisë institucionale përfaqësuese në nivelin më të lartë të interesave të vendit tonë.
LDK duhet të marrë rolin e saj në drejtimin e proceseve politike në vend dhe ndërtimin e një konsensusi politik kombëtar për realizimin e interesave të shtetit dhe popullit tonë”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT