14.1 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Vjen reagimi nga Zyra e Kryeministrit për demantimin nga Grenell

Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Erzen Vraniqi, ka reaguar pas demantimit nga ana e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, të deklaratës nga zyra e kryeministrit, ku thuhej se është marrë vesh në një bisedë telefonike me Grenell që ndihma nga SHBA-të nuk do të ndale dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë.

Ai në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se “cicërimat” e ambasadorit Grenell ngjajnë më të ashpërta sesa takimet me të. Ai po ashtu njofton që qëndrimi i Kurtit është i qartë dhe i saktë se tarifa 100% do hiqet gradualisht dhe do vendoset reciprocitet.

Vraniqi po ashtu ka thënë se Grenell po përdoret për luftën e brendshme politike në Kosovë nga ata që i humbën zgjedhjet dhe tash u janë cenuar interesat nga vendimet e Qeverisë Kurti.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT