spot_img
spot_img

Kurti pasi iu përmend nepotizmi: Vëllezërit dhe prindërit e mi s’kanë qenë kurrë në Qeveri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të flasë për familjarët e bashkëpartiakëve të tij të punësuar nëpër institucione e ambasada.

Kurti në një deklaratë në Kuvendin e Kosovës foli për deklaratën e tij se “familjarët janë për dasma”.

“Unë kam thënë se në përfaqësimin politik duhet të vijnë njerëz të ndershëm e të dijshëm, profesionistë, e kurrsesi familja apo prejardhja farefisnore të jetë kriter. Unë nuk kam thënë që duhet të vijë dikush që s’ka familje a farefis. Por kam thënë që familja dhe farefisi të mos jenë lidhja, kushti dhe mundësia përmes së cilës dikush punësohet.

Tash, kjo nuk nënkupton që do të duhej familjarët dhe farefisin e secilit t’i persekutojmë e t’i largojmë nga Kosova. Kur kam thënë se familja është për ahengje e dasma, kam thënë se vetëm aty dikush të thërret sepse je familjar i tij”, tha ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT