Sipas raportimit, procedurat e prokurimit ende nuk kanë përfunduar dhe aktualisht janë duke u vlerësuar ofertat e dy kompanive amerikane.
Projekti për ndërtimin e sistemeve të baterive për ruajtjen e energjisë elektrike në Kosovë është shtyrë për vitin 2029, ndonëse fillimisht ishte planifikuar që të funksionalizohej në gusht të vitit 2028.
Këtë e kanë konfirmuar Ministria e Ekonomisë dhe MCA-Kosova në përgjigjet e tyre për mediumin “Buletini Ekonomik”, i cili ka raportuar për vonesat në realizimin e këtij investimi.
Sipas raportimit, procedurat e prokurimit ende nuk kanë përfunduar dhe aktualisht janë duke u vlerësuar ofertat e dy kompanive amerikane.
MCA-Kosova ka bërë të ditur se vlerësimi i ofertave pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2026, ndërsa punimet për ndërtimin e sistemeve të baterive parashihet të nisin gjatë vitit 2027.
Ndërkaq, Ministria e Ekonomisë nuk ka dhënë shpjegime konkrete lidhur me arsyet që kanë çuar në shtyrjen e këtij projekti.
Projekti parasheh instalimin e sistemeve të baterive me kapacitet të përgjithshëm ruajtës prej 340 megavat-orësh, të cilat do të vendosen në dy lokacione, në Istog dhe Ferizaj.




